Avoakti i Popullit ka kërkuar informacion dhe po heton përmes ekipit të ekspertëve të këtij institucioni propocionalitetin e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës së 16 Shkurtit, nisur nga ankesat e qytetarëve. Pjesë e hetimit edhe procedura e ndjekur nga forcat e rendit për të ndaluar protestuesit në përfundim të tubimit.
Avokati i Popullit ka hetuar përdorimin e gazit lotsjellës dhe ushtrimin e dhunës gjatë arrestimit të pjesmarrësve në protestën e 16 Shkurtit.
Nga përfundimet e dala pas verifikimeve të grupit të ekspertëve të këtij institucioni, është konstatuar se protesta e 16 Shkurtit është zhvilluar brenda standarteve normale të një tubimi paqësor.
Forcat e ruajtjes së rendit kanë menaxhuar me rregullsi protestën, pa ushtruar dhunë mbi qytetarët, por nisur nga ankesat e ktyre të fundit, Avokati i Popullit ka ngritur pyetje mbi propocionalitetin e përdorimit të gazit lotësjellës apo pajisjeve të tjera shpërthyese.
Po ashtu, Avokati i Popullit ka ndjekur zyrtarisht edhe procedurat e ndalimit të një numri pjesëmarrësish në tubim nga ana e organeve ligjzbatuese, nga ku rezulton se 1 nga 16 rastet e ndalimeve të qytetarëve, specifikisht për shtetasin F.H. Avokati i Popullit ka dalë në përfundimin se sjellja e efektivëve që kanë ekzekutuar mandatin e arrestit është në kundërshtim me procedurat e ndalimit dhe shoqërimit dhe jo vetem kaq, por gjithashtu rezulton se nga ana e tyre ka edhe pasur ushtrim dhune verbale e fizike.
Qytetari ka denoncuar edhe se hyrja e forcave të rendit në mënyrë të dhunshme pa kërkuar më parë as akses normal në mjediset familjare është në shkelje të procedurave standarde. Gjithashtu, sipas deklarimeve të avokatit të qytetarit F.H dhe familjarëve të tij, në banesën e tyre është kryer edhe një kontroll (i pasuar edhe nga një i dytë në orët e natës), gjë për të cilën nuk është paraqitur asnjë dokumentacion justifikues. Avokatit të Popullit do të vazhdojë kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore administrative për rastin./abcnews.al