Bardhi: Thirrjet e Policisë qesharake! se ku do të protestojmë, e di populli

schedule13:10 - 15 Shkurt, 2019

schedule 13:10 - 15 Shkurt, 2019

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi përmes një deklarate për media i ka quajtur thirrjet e poliçisë sa qesharake edhe kriminale. Bardhi theksoi se Partia Demokratike nuk ka bërë asnjëherë thirrje për dhunë duke nënvizuar jo pa ironi se personat me rekorde kriminale, qe Rilindja veshi me pushtet, nuk do të jenë pjesë e protestës.

 Një ditë përpara protestës së 16 shkurtit, Partia Demokratike një përgjigje e ka për çdo lëvizje, sipas saj, të orkestruar nga frika e kryeministrit Edi Rama.

 Thirrja e policisë së Shtetit drejtuar organizatorëve, për t’u distancuar nga inkurajimi i dhunës, për sekretarin e përgjithshëmt ë demokratëve është..

“Sa qesharake, aq edhe kriminale. Partia Demokratike nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka patur në radhët e saj njerëz të krimit!”

 Njoftimit të uniformave blu për përgatitje të personave me rekorde kriminale për ushtrim dhune gjatë protestës, Partia Demokratike i jep informacion shtesë.

 “Njoftojmë Policinë Politike se as shtetasi Vangjush Dako, as shtetasi Saimir Tahiri, as shtetasi Arben Ndoka, as shtetasi Armando Prenga, as shtetasi Mark Frroku, as shtetasi Artur Bushi, as shtetasi Artur Bardhi, as shtetasi Elvis Roshi, as shtetasi, Jurgis Çyrbja, as shtetasi Fatmir Xhafaj, nuk do të jenë në protestë”.

 Sa për punimet që Autoriteti Rrugor Shqiptar nisi dy ditë përpara protestës në autostradën Tiranë – Durrës dhe rrugën Tiranë – Kamëz…

“Asnjë nga rrugët në Tiranë nuk është më e rëndësishme se hapja e rrugës për të ardhmen, të cilët shqiptarët do ta realizojnë nesër me bashkimin më të madh pas pluralizmit politik”.

 Një përgjigje Bardhi ja dha edhe kufizimit që Policia e Shtetit i bën në njoftimin e saj, njoftimit për zhvillimin e protestës në rrugën “Ismail Qemali”, me arsyetimin se ndalon lirinë e veprtimtarisë , lëvizjes dhe qasjes së papenguar në mjedise të misioneve diplomatike dhe institucione shtetërore.

Se ku do të protestojë populli këtë e vendos populli dhe jo Policia Politike e kryeministrit të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë”.

 Në ligjin për tubimet të Republikës së Shqipërisë, rastet se kur policia mund të ndalojë zhvillimin e tubimit apo të vendosë kohën dhe vendin e saj, parashikohen në nenin 8 dhe kërkon arsye të motivuar nga policia se zhvilimi në një shesh apo vendkalim publik përbën rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit/moralit apo lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!