Është mbyllur në barazim pa gola klasikja në Abissnet Superiore mes Tiranës dhe Vllaznisë në “Air Albania”.
Vllaznia dominoi thuajse të gjithë ndeshjen duke krijuar raste pa fund, por pa ditur të gjejë rrugën e rrjetës.
Në krahun tjetër Tirana rezistoi me portierin Visar Bekaj që ishte lojtari më i mirë i vendasve. Ai ndali sulmuesin Aralica në dy raste të mira.
Barizmimi i sotëm mban në krye Tiranën me 34 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 4 me 26 pikë. r.t/abcnews.al