Në përgjigje të PD e cila e akuzoi si aleat të Berishës në protestën e dhunshme të zhvilluar në selinë blu, presidenti Ilir Meta shprehet se 8 janari ka sjellë dhe një shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim. Përmes një postimi në rrjete sociale kreu i shtetit ka publikuar një pjesë nga deklarata e sotme për mediat, Meta shkruan se dorëheqja e rojës të selisë së PD-së ndodhi për të mos qenë dëshmitar i dhunës.
Një ditë pas ish-kryeministrit Berisha, ka qenë radha e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të paraqitej në Prokurorinë e Tiranës ku dha dëshminë e tij për dhunën në protestën e 8 janarit në selinë blu. Në dalje të prokurorisë Basha akuzoi Berishën si organizatorin e dhunës në Protestë. Për blindimin e dyerve të PD-së, Basha se u bë për të shmangur gjakderdhjen. Por kreu i PD-së nuk pati një përgjigje konkrete për personat që dolën në katin e dytë të Selisë dhe goditën protestues që hipën nëpërmjet shkallëve. Nuk i kurseu akuzat as për kryeministrin Rama për të cilin tha se është në krah të Berishës. be.k/abcnews.al

