Përjashtohet nga seanca Edi Paloka, i hedh bojë Ramës

schedule11:18 - 14 Shkurt, 2019

schedule 11:18 - 14 Shkurt, 2019

Eshtë ndërprerë pas më pak se një ore seanca parlamentare e të enjtes. Deputeti Edi Paloka iu afrua kryeministrit dhe e gjuajti me bojë stilografi. Akti guerril erdhi pas një komenti të kryeministrit, që i kërkoi ndjesë kreut të kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri, për fjalimin e kreut të opozitës Lulzim Basha.

Pika e parë e rendit të ditës ishte ratifikimi i protokollit për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe nisi me fjalimet mbi këtë temë. Në fjalën e tij kreu i PD Basha, pasi vlerësoi arritjen e Maqedonisë, foli edhe për situatën në vend, e protestën e pritshme të opozitës. Kjo solli komentin e kryeministrit që e konsideroi Bashën një fëmijë që nuk di se çfarë flet, e për pasojë edhe gjestin e Edi Palokës. Ky i fundit u përjashtua nga seanca nga kreu i Kuvendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!