Ilirid Ademi do të mbetet në Abissnet Superiore, pasi ka nënshkruar me klubin e Egnatias.
Sulmuesi anësor ishte pjesë e Laçit në pjesën e parë të sezonit, por më pas prishi kontratën dhe tani është zyrtarizuar pjesë e rrogozhinasve.
“KF Egnatia njofton se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin anësor Ilir Ademi, i cili ka firmosur për një sezon e gjysmë me skuadrën tonë.
Ademi vjen si një përforcim me shumë vlera në repartin e sulmit. Welcome Ilirid Ademi”, njofton Egnatias. Më parë janë afruar në skuadër edhe Klevis Hasanbelli dhe Ildian Shyti. / abcnews.al