Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina vazhdon të marrë informacione të inteligjencës nga SHBA

schedule22:08 - 13 Tetor, 2026

schedule 22:08 - 13 Tetor, 2026

Ukraina vazhdon të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në fushën e inteligjencës, pavarësisht sfidave të vazhdueshme të sigurisë gjatë luftës me Rusinë.

Këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës mes dy vendeve vazhdon.

“Po, ne vazhdojmë këtë bashkëpunim”, deklaroi Sybiha.



Ai foli edhe për vonesën në aktivizimin e alarmit ajror gjatë sulmit rus të natës së kaluar, duke shpjeguar se kjo lidhej me llojin e veçantë të armatimit të përdorur nga forcat ruse.

“Është e vërtetë se dje, gjatë sulmit të natës, alarmi ajror u lëshua me vonesë, por kjo ndodhi për shkak të llojit të veçantë të armatimit që përdori pala ruse”, tha ai.

Gjithashtu edhe presidenti amerikan, Donald Trump ka mohuar pretendimet se SHBA-ja ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve për ukrainasit.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se ukrainasit nuk po marrin informacione nga amerikanët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!