Kolonel Sami Neziri ka komentuar zhvillimet e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u ndalur te presioni ndaj Kievit dhe përpjekjet për të ndikuar vendimmarrjen e autoriteteve ukrainase në raport me Moskën.
Sipas Nezirit, ka tentativa për të ndikuar vendimmarrjen e Kievit, ndërsa ai shprehu shqetësimin për aftësinë e Ukrainës për të ruajtur pavarësinë e saj.
Ai e cilësoi paradoksale kërkesën ndaj Ukrainës për të përzgjedhur objektivat që duhet të godasë, duke theksuar se presioni ndërkombëtar po përqendrohet te Kievi.
Neziri u ndal edhe te kriza globale e energjisë, duke argumentuar se ajo nuk është shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, por nga zhvillimet në Lindjen e Mesme.
“Ka tentativa për të ndikuar vendimmarrjen e Kievit në raport me Rusinë. Sa është në gjendje Ukraina të ruajë pavarësinë e saj, kjo është një çështje tjetër. Vendimmarrja e Kievit nuk do të jetë e ndikuar.
Nuk shoh presion ndaj Rusisë, presioni i Trumpit vazhdon ndaj Ukrainës. Është paradoks që t’i kërkosh Ukrainës të selektojë objektivat e saj, kë të adresojë. Ka presion ndaj Kievit. Në fakt, krizën globale të energjisë nuk e ka krijuar konflikti Rusi-Ukrainë, por ai në Lindjen e Mesme.”


