Manastirliu në Korçë: Analiza falas për kancerin e qafës së mitrës

schedule11:50 - 10 Shkurt, 2019

schedule 11:50 - 10 Shkurt, 2019

Në kuadër të programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore një ambulancë në qytetin e Korçës ka ndryshuar pamje. Ministrja e Shëndetësisë inspektoi punimet, ndërkohë që dha dhe një lajm për të gjithë gratë.

“Testi HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, do të kryhet falas në çdo qendër shëndetësore”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e bëri të ditur nga Korça ku inspektoi punimet e kryera në një nga qendrat shëndetësore të qytetit.

“Investojmë jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin parësor, por edhe në programet kombëtare të parandalimit, si, kontrolli mjekësor bazë dhe depistimi i kancerit të qafës së mitrës, për të ulur barrën e sëmundshmërisë dhe për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve”.

Kjo qendër shëndetësore në lagjen numër katër në Korçë është një prej 80 ambulancave të rindërtuara si  pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore. Këtu marrin shërbim rreth 5 mijë banorë të zonës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!