Mbi 90% e të infektuarve në Angli kanë variantin “Omicron” të Covid-19

schedule17:44 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 17:44 - 29 Dhjetor, 2021

Më shumë se 90 për qind e rasteve të kontaktit në Angli janë tashmë me variantin Omicron. Kjo është situata që tregojnë të dhënat e fundit nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa tashmë ky është  dukshëm varianti më dominant, Agjencia njoftoi se nuk do të japë më të dhëna specifike rreth rasteve me Omicron duke nisur nga 31 dhjetori. Skocia nuk jep më raportime specifike për këtë variant të virusit të ndarë nga rastet e tjera me Covid-19.

Në të gjithë Britaninë e Madhe janë regjistruar edhe 39,923 të infektuar të tjerë me variantin Omicron të virusit. Ndërsa totali i rasteve me variantin “O” në vend shkon në 210,122. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!