Vdes pacienti i parë me “Omicron”, kryeministri flet para kombit: Na pret një valë e paparë më herët

schedule20:46 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 20:46 - 28 Dhjetor, 2021

Kryeministri izraelit Naftali Bennett paralajmëroi se vendi mund të përballej me një “stuhi të paprecedentë të infeksionit koronavirus në një shkallë që nuk është parë më parë në Izrael”.

“Stuhia do të ndodhë – ne nuk mund ta parandalojmë atë,” tha ai. “Ajo që ne mund të bëjmë është t’i japim çdo qenie njerëzore mbrojtje”.

Sipas “Jerusalem Post“, Bennett foli për Radio Army dhe KAN News të martën në mëngjes, teksa autoritetet shëndetësore raportonin për 3,000 raste të reja me COVID.

Gjithçka ndodhi pak orë para se të vdiste pacienti i parë me “Omicron” në Izrael dhe se vendi të merrte masa të reja anti-Covid, raporton abcnews.al.

Ai shpjegoi se cilat taktika mund të përdoren për të mbajtur nën kontroll shkallët e infeksionit, duke përfshirë një mbyllje totale.

“Qëllimi im që nga fillimi i pandemisë ishte të shmangja sa më shumë që të ishte e mundur mbylljet totale,” tha Bennett, duke shtuar se ai kishte marrë “mjaft kritika” gjatë valës “Delta”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!