Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, theksoi se vendi do të vijojë të mbajë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet që nuk synojnë ta pengojnë zhvillimin e tij.
Rama shprehu gjithashtu kundërshtimin ndaj nxitjes së urrejtjes antisemitiste, duke theksuar se Shqipëria është mike e Izraelit, vendeve arabe dhe Turqisë. Kreu i qeverisë nënvizoi se vendi ka nevojë për partnerë për të nxitur rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies.
“Shqipëria është dhe do të jetë mik me këdo që nuk ka qëllime që ta ndalojë, apo ta çojë në rrugën e errësirës. Të gjitha ato shtete duhet që të jenë miqtë tanë.
Dua të shpreh neverinë time, për të gjithë ata që i fryjnë zjarrit të urrejtjes së antisemitizmit. Sepse ne jemi një vend mik i Izraelit, hebrenjve, Arabisë Saudite, Katarit, apo Turqisë.
Ndërkohë që ne jemi një vend i vogël, që kemi nevojë për miq dhe kemi nevojë që të rrisim ekonominë dhe mirëqenien”, tha Rama.


