Dikur debutonte në Ligue 1 me Saint Etienne, njihuni me afrimin e Vllaznisë

schedule21:43 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 21:43 - 28 Dhjetor, 2021

Mickael Panos do të jetë afrimi i parë i Vllaznisë. Mesfushori francez, 24 vjeç, ka kohë që stërvitet me kuqeblutë dhe ka bindur.

Ai do të jetë alternativë për trajnerin Thomas Brdaric në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që klubi i Vllaznisë pritet ta zyrtarizojë së shpejti.

Panos ka luajtur me Saint Etienne në Francë, më së shumti me ekipin e dytë. Gjithsesi ai ka debutuar në Ligue 1, në një ndeshje kundër Monaco (shtator 2018), dhe ka qenë në stol 7 ndeshje të tjera.

Mesfushori e ka nisur karrierën me Chateauroux dhe ka provuar të luajë edhe në Qipro me Pafos dhe Enosis, ndërsa tani është gati për një aventurë në Abissnet Superiore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!