Sabien Lilaj, pasi u shpall kampion në Kosovë me Prishtinë, gjë që e ka bërë edhe më parë me Tiranën e Skënderbeun, do të rikthehet në Abissnet Superiore.
Supersport shkruan se Lilaj ka arritur akordin me Dinamon dhe me shumë mundësi nesër do të zbresë në stërvitje nën urdhrat e Bledi Shkëmbit.
Blutë kishin nevojë për një qendërmesfushor, pasi deri më tani kishin përshtatur Samake dhe Siljanovski në mesfushë.
Për Lilaj u interesua edhe Vllazninë, por Dinamo është treguar më e shpejtë dhe e ka marrë mesfushorin. / abcnews.al