Sherif Kallaku dhe Adolf Selmani janë larguar nga Teuta, ndërkohë që pritet të ketë edhe të tjera lëvizje në dalje te durrsakët.
“Panorama Sport” shkruan se sulmuesi Pepi Gorgiev nuk është në planet e “Djemve të detit” për të ardhmen.
Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, autor i 4 golave në Abissnet Superiore, nuk ka bindur plotësisht dhe tani palët duhet të zgjidhin kontratën. / abcnews.al

