Arrestohet në Patra një trajner 47-vjeçar i kikboksit, i cili akuzohet se ka dhunuar seksualisht sportisten e tij 14-vjeçare.
Sipas burimeve policore, ngacmimi seksual ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (22/12/2021) kur vajza ka mbetur vetëm me trajnerin e saj dhe pronarin e palestrës ku po stërviteshin.
Sipas denoncimit të sportistes 14-vjeçare, trajneri e ka ngacmuar dhe ka bërë gjeste të pahijshme. Kur nëna e saj shkoi ta merrte nga klubi i kikboksit, ajo i tregoi sulmin që mori nga trajneri i saj dhe ata e denoncuan ngjarjen në Polici.
Policia pas kontrolleve mbrëmë ka vënë në pranga trajnerin e njohur 47-vjeçar. Sot ai është dërguar në prokurori dhe i është lënë afat që të hënën të dalë para hetuesve dhe deri atëherë do të qëndrojë në paraburgimin e Sigurimit të Patrës. /abcnews.al/