Kjo foto në mes të shkretëtirës ka tronditur botën, jepet alarmi në SHBA

schedule11:58 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 11:58 - 24 Dhjetor, 2021

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë kostatuar se Arabia Saudite po prodhon raketat e veta balistike me ndihmën e Kinës, raporton CNN. Ky është një zhvillim që mund të ketë efekte të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe të komplikojë përpjekjet e administratës së Biden për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit, rivalit kryesor rajonal i sauditëve, përcjell abcnews.al.

Dihet se Arabia Saudite se ka blerë më parë raketa balistike nga Kina, por kurrë nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë të sajat. Imazhet satelitore të marra nga CNN sugjerojnë gjithashtu se Arabia Saudite po i prodhon këto armë të paktën në një vend.

CNN raporton se edhe agjencitë e tjera amerikane kanë informacion mbi transferimin e teknologjisë për prodhimin e raketave balistike nga Kina për në Arabinë Saudite.

Administrata e Biden, tani po përballet me sfida gjithnjë e më urgjente, pasi prodhimi i raketave balistike nga Arabia Saudite mund të hedhë në erë përpjekjet për të ndërprerë ambiciet e Iranit për armë bërthamore.

Irani dhe Arabia Saudite janë armiq të ashpër dhe nuk ka gjasa që Teherani të pranojë të ndalojë prodhimin e raketave balistike nëse Arabia Saudite ka filluar të prodhojë të vetat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!