Java e 10-të e kategorisë superiore u mbyll ditën e djeshme me sfidat e Kukësi-Egnatia dhe Dinamo-Kastrioti. Veilindorët dhe blutë fitua me skuadrat respektive duke marrë pikë më vlerë në fillim të fazës së dytë.
Tirana kryesuese ishte skuadra më e ‘djegur’ e kësaj jave e cila ‘ngeci’ në barazim pa gola në transfertën e Korçës kundër Skëndërbeut.
Skuadra e Kukësit shfrytëzon në maksimum hapin fals të bardh e bluve duke i vënë nën presion sepse tashmë verilindorët ndodhet vetëm 1 pikë larg Tiranës.
Edhe skuadra e Vllaznisë ‘feston’ këtë javë e cila arriti të fitonte kundër Laçit dhe duke grumbulluar 16 pikë, 3 më shumë se skuadra e vendit të 4-të që është Teuta e cila u mposht nga Partizani me shifrat 2-1.
Demat me fitoren kundër djemve të detit ‘fluturojnë’ në mesin e tabelës me vetëm 1 pikë më pak se Teuta dhe Dinamo, ku blutë e kryeqytetit arritën të mposhtin Kastriotin në “Elbasan Arena” dhe duke barazuar skuadrën e Teutës me 13 pikë, në vendin e 5-të.
Rezultatet e javës së 10-të:
Renditja pas javës së 10-të:
/f.a/abcnews.al