Vau i Dejës, zbulohet një qytet i lashtë

12:12 | 30/05/2018

Në Bushat të Bashkisë Vau i Dejës ekspedita arkeologjike Shqiptaro-Polake zbulon prova per ekzistencen e nje  qyteti i cili daton nga shekulli 6 p.e.s. Sipas të dhënave, ky qytet shtrihet në një territor prej 20 hektarësh.

Nën këto gërmadha gjasat janë të fshihen provat e ekzistencës së një qyteti Ilir.

Gërmimet arkeologjike të ekspeditës shqiptaro-polake kanë nxjerrë në sipërfaqe fakte interesante.

Dyshohet për zbulimin e një qyteti ilir që daton nga shekulli i 6 para erës sonë.

Gjurmët, sipas arkeologut Saimir Shpuza, flasin për një periudhë lulëzimi. Një qytet vetëm 10 km larg nga Shkodra dhe 20 km nga Lezha.

Piotr Dycek ( Pjoter Dojçek) thotë se me këto gërmime mund të zbulojnë edhe gjithë rrjetin e vendbanimeve ilire në zonë, marrëdhëniet mes fiseve, lëvizjet etj.

Aktualisht është zbuluar porta hyrëse e qytetit dhe muri rrethues i fortifikimin, i cili është i një trashësie prej 3 metrash, si dhe disa amfora. Ende nuk ka një të dhënë të saktë se si është quajtur ky qytet.

Ky është viti i 8 që ekspedita arkeologjike e Institutit të Arkeologjisë Shqiptare dhe Universitetit të Varshavës kryen gërmime në territorin e Shkodrës. Deri tani janë zbuluar fakte interesante për historine tonë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono