Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi hibrid, Spajiç: Jo Shqipëria/ Podgorica tërheq akuzat ndaj Tiranës

schedule13:20 - 29 Gusht, 2026

schedule 13:20 - 29 Gusht, 2026

Mali i Zi shuan dilemat, Shqipërisë nuk është një nga dy vendet që synon destabilizimin e pretendentit kryesor për t’u anëtarësuar në BE.

Televizioni publik malazez citon burime qeveritare të Podgoricës, duke konfirmuar se kryeministri Milojko Spajiç nuk nënkuptonte Shqipërinë si vendi që kryen veprime hibride për të destabilizuar vendin.

Ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që i ka kërkuar llogari homologut Spajiç dhe qeverisë malazeze për deklaratën nga mori materialin gazeta Vijesti për të akuzuar Shqipërinë bashkë me Serbinë si dy vendet destabilizuese.

Por vetë Gazeta Vijesti i ka rrënjët në Serbi. 51% të aksioneve të kësaj gazete zotërohen nga një korporatë mediatike, United Group që zotëron një sërë televizionesh dhe gazetash opozitare në Serbi, si televizioni informativ N1, televizioni kombëtar Nova S, gazeta e përditshme Danas, revista investigative Radar apo kanali sportiv Sport Club.

Gjithë këto media kanë pronar, një serb, Dragan Solak, sot i njohur si President i klubit të futbollit Southampton në Angli.

Mediat e Solak kanë një përplasje të ashpër me qeverisjen në Serbi, aq sa përplasjet kanë kaluar edhe në akuza personale. Vuçiç e ka konsideruar Solak një kriminel, kurse Solak e quan Vuçiçin diktator.

Teza e Shqipërisë ra, por pritet me interes kush është vendi i dytë destabilizues në Malin e Zi. Lufta hibride është e fortë në Ballkanin Perëndimor. Tirana vetë është në fokusin e një sulmi të tillë, i cili jo rrallë vjen i fortë edhe nga Shkupi e Prishtina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!