Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpataraku mbetet në qeli/ Ish-zyrtari i policisë u kap në makinë me Ergys Agasin

schedule13:40 - 29 Gusht, 2026

schedule 13:40 - 29 Gusht, 2026

GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e policisë Uljan Shpataraku, i cili u arrestua të mërkurën së bashku me Ergys Agasin.

Uljan Shpataraku, i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit pasi shoqëronte Ergys Agasin, u përjashtua nga policia disa javë më parë, ndërsa ndaj tij nisën procedurat edhe për heqjen e lejes së armës, që zotëronte për shkak të funksionit.

Gjatë procedurave u zbulua se ish-zyrtari i lartë policor mbante, po me leje, një arsenal armësh private në banesë.

Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgan dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!