ent ela

dfe6b397-a01f-407b-b5d8-867dd7611eba-1280x720.jpg
ent ela09:11 | 15/10/2019

Një 52 vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë së lezhës, pasi tentoi të furnizonte mjetin  tij me karburant me para të falsifikuara.

Ai u kap në një pikë karburanti në Kallmet, kur ishte duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara

Gjatë kontrollit fizik 52 vjeçarit me iniciale H.T. i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “. /abcnews.al

aluizni-ok-1.jpg
ent ela08:58 | 15/10/2019

Ish- Drejtori i Aluiznit në Elbasan Andon Lapa, po procedohet në gjendje të lirë për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Policia njofton se Andon Lapa ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin në vitin 2015.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

  • A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi  për një banesë në kundërshtim me ligjin .
  • G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

dff4cd37badfeaa1cb2ba6ce138b03c7.jpg
ent ela08:39 | 15/10/2019

Ka shkuar në 70 numri i viktimave nga tajfuni Hagibis, i cili goditi Japoninë qendrore-lindore gjatë fundjavës. Sipas njoftimit më të fundit të televizionit publik NHK janë të paktën 16 të zhdukur dhe pritet të rritet gjatë ditëve të ardhshme, raportojnë zyrtarët qeveritarë.

Kërkimet vazhdojnë në një zonë që duket se është e paralizuar. Të paktën 146 rrëshqitje të tokës ndodhën në 19 prefektura, sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës.

Argjinaturat e 47 lumenjve janë çarë në 66 lokacione të ndryshme, dhe madhësia e katastrofës mbetet ende e vështirë për t’u matur për shkak të nivelit të lartë të ujit që e bën jo praktike hyrjen në zonat rurale të vendit.

Numri i shtëpive pa energji elektrike ra nga 520,000 në 34,000. /abcnews.al

109234673_4936fea2-2b20-47b8-bf86-471caea61a06.jpg
ent ela08:26 | 15/10/2019

Departamenti i Thesarit në SHBA ka vendosur sanksione ndaj tre ministrave të qeverisë së Turqisë pas operacionit të nisur në Siri me argumentin se po shkelen të drejtat e njeriut dhe i është hapur rruga krimeve kundër njerëzimit.

Sanksionet e firmosura nga Presidenti Trump përfshijnë ministrin e Mbrojtjës së Turqisë, Ulusi Akar, ministrin e Brendshëm Suleiman Soylu dhe ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez.

Sanksionet parashikojnë bllokimin e këtyre ministrave, gjë e cila përkthehet në ndalimin e kontakteve ekonomike, politike apo diplomatike me ta. Sipas dokumentit, kush thyen këtë vendim të Departamentit të Thesarit pëson të njëjtat sanskione.

Gjithashtu, më parë Trump njoftoi se kishte pezulluar bisedimet për marrëveshjen e tregtisë 100 miliard dollar me Turqinë si edhe ka rritur me 50% tarifat e importit për çelikun me origjinë nga Turqia.

Turqia vijon operacionin në veri trë Sirisë prej disa ditësh duke theksuar se kërkon të ndërtojë një korridor të sigurt për kthimin e refugjatëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës së forcave separatiste kurde, të cilat ajo i quan terroristë. /abcnews.al

4b377106-5166-4f63-88bb-0a37b94c24d9.jpg
ent ela08:22 | 15/10/2019

Ekstradohet nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm. 43 vjeçari nga Fieri Viktor Pelivani ishte arrestuar ne Austri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në gusht 1999, kur një çift bashkeshortësh u vranë në banesën e tyre gjatë grabitjes së parave, nga Pelivani dhe dy persona të tjerë.

Policia e konsideronte Pelivanin person me rrezikshmëri të lartë. /abcnews.al

grabitja-korce.mp4_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela08:13 | 15/10/2019

Një çift të moshuarish u terrorizuan mbrëmë në Korçe nga 2 grabitës ende të paidentifikuar që hynë në banesën e tyre, të armatosur dhe të maskuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21,45 në  shtëpinë e Foni Rrapos, në lagjen 3 të qytetit. Pasi kanë ushtruar dhunë ndaj dy të moshuarve, që jetojnë të vetem, grabitësit kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Mësohet nga të dhënat e para se familjes i janë grabitur rreth 1 milionë leke të vjetra.

Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve te grabitjes.

Ndiqni dëshminë e dhënë nga i moshuari Foni Rrapo, që u dhunua nga grabitësit, bashkë me bashkëshorten në banesen e tyre. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-15-TETOR.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela08:02 | 15/10/2019

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të paraqiten kryesisht i kthjellët kthjellimesh në të gjithë vendin, POR varnësira kalimtare do të ketë në zonat malore. Gjithasht pasditja dhe mbrëmja të vijojnë me kthjellime për ultësirën perëndimore, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit do të ulën lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /abcnews.al

OK-PERCAHET-GRUPI-PARLAMENTAR-DEMOKRAT_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela23:26 | 14/10/2019

Grupi parlamentar Demokrat, i krijuar pas djegies së mandateve të deputetëve të PD në Kuvend, ka shfaqur në publik përçarje të thella. Korab Lita njoftoi shkarkimin e Rudina Hajdarit si kryetare grupi e emërimin e tij në vend të saj. Mohimi i Hajdarit e pendesa e një prej firmëtarëve për shkarkimin e saj, reflekton një realitet aspak të qetë brenda këtij grupi.

Pas 6 muajsh formacioni opozitar që u pagëzua me emrin Grupi Parlamentar Demokrat ka dhënë sinjale të forta përçarje. Përmes facebook-ut, deputeti Korab Lita bëri publik një vendim, që sipas tij grupi parlamentar demokrat kishte marrë për të larguar nga drejtimi i grupit deputeten Rudina Hajdari dhe për ta emëruar atë si kryetar.  Por vetë deputetja Hajdari e kontaktuar nga ABC Neës ka përgënjeshtruar kolegun e saj duke konfirmuar se do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

“Lajmi për largimin tim nga drejtimi i grupit është i pavërtetë. Jam në dijeni të një reagimi që ka pasur kolegu im Korab Lita por më duhet të konfirmoj se nuk ka asgjë të vërtetë. Që të jesh në krye të grupit parlamentar nuk mjafton vetëm dëshira. Ne si grup do të dalim me një qëndrim zyrtar”.

Më tej në Facebook, znj Hajdari bën referencë për atë që quan vendosmëri të grupit për të  135uar deri në fund reformimin e sistemit zgjedhor. Po nga FB erdhi reagimi i Korab Litës, i cili publikoi shkresën zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit për ndryshimin e kreut të grupit, me firmat edhe të gjashtë anëtarëve, 2 zëvendëskryetarëve Arlind Cacani e Halit Valteri, të sekretarit të grupit Arben Elezi dhe tre anëtarëve Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Albana Dhimitri.

Një orë më vonë, një nga firmëtarët për shkarkimin e Hajdarit, nënkryetari Halit Valteri bën të ditur në FB se ka tërhequr firmën e tij, e për këtë ka njoftuar zyrtarisht kreun e Kuvendit. Valteri flet për të marrë që duan të faktorizohen për disa minuta dhe shkruan se nuk ka asnjë shkarkin apo zëvendësim të Rudina Hajdarit. Madje deputeti zbulon edhe dinamikën e ndarjeve brenda grupit, që sipas tij lidhet me kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë. Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup”.

Këtë luftë të brendshme e bërë publike virtualisht, duket se do ta ndajë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili të paktën sipas publikimeve ka dy shkresa në tryezën e tij nga grupi demokrat: njërën me 7 firma që njofton shkarkimin e Rudina Hajdarit e një tjetër, deklaratën e numrit dy të grupit Halit Valteri që është penduar për firmën e hedhur. /ABC News Albania 24/7

 

Spain_Catalonia_FqwE5Lu-1280x848.jpg
ent ela23:18 | 14/10/2019

Protesta të dhunshme janë verifikuar pasditen e së hënës në Barcelonë, për shkak të dënimit të liderëve katalanas nga gjykata e Madridit. Manifestuesit kanë bllokuar rrugë, stacionet e metrove dhe janë përleshur me policinë.

Një seri protestash shpërthyen pasditen e së hënës në Barcelonë, pasi gjykata e lartë e Spanjës dënoi 9 liderë separatistë me dënime nga 9 deri në 13 vjet burg. Separatistët u dënuan për akuzën e kryengritjes për shkak të rolit të tyre në referendumin për pavarësi të dy viteve më parë.

Ndërkohë, tre të tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje dhe u gjobitën, duke i shpëtuar burgut. Turma të shumta qytetarësh pro pavarësisë u përleshën me policinë në aeroportin ndërkombëtar të Barcelonës.

Njerëz të shumtë u përpoqën të çanin një kordon policie që mbante të izoluar një pjesë të ndërtesës. Ndërsa në një vend tjetër, oficerët e forcave të rendit përdorën shkopinj gome dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë manifestuesit.

Disa mijëra qytetarë katalanas marshuan gjithashtu në qendër të qytetit, duke bllokuar disa rrugë dhe aksesin në stacionet e metrosë.

Pas vendimit të gjykatës, një urdhër-arrest i ri u lëshua për ish-presidentin katalanas, Çarls Puizhdemont, i cili jeton jashtë vendit.

Në reagimin e tij, Puizhdemont i cilësoi katalanasit viktima të një strategjie represioni dhe hakmarrjeje nga pushteti.

Disa nga 12 liderët e dënuar të hënën kishin mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë dhe parlamentin katalanas, ndërsa të tjerët ishin aktivistë influentë. Gjatë katër muajsh seanca gjyqësore, ata i thanë trupës në Madrid se ishin viktima të një gjyqi të padrejtë dhe të ngritur mbi akuza të rreme. /ABC News Albania 24/7

MEKSIKE-POLICET-MBULIM.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela22:59 | 14/10/2019

Vrasës me pagesë të karteleve të drogës qëlluan dhe vranë mbi 10 oficerë policie në një pritë të ngritur në shtetin perëndimor të Mikoaçanit. Lajmin e konfirmuan autoritetet lokale.

Bëhet fjalë për një nga sulmet më të rënda ndaj forcave të sigurisë që kur presidenti Andres Lopez Obrador mori detyrën. Ministria e Brendshme deklaroi se masakra ndodhi në prefekturën Aguilija, e përgjakur nga lufta mes bandave të drogës, sidomos nga karteli i ri i quajtur Brezi i Ri.

Autoritetet meksikane saktësuan se në tërësi mbetën të vrarë 14 oficerë policie, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë trupa të shtrirë në tokë dhe makina policie në flakë. Gjithashtu në to shfaqet edhe firma e kartelit Brezi i Ri, që kishin paralajmëruar policinë të mos mbështeste grupe kriminale rivale. /ABC News Albania 24/7

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono