Gati për t’u shembur: Ekipi i “Abc News”, në pallatin që ka lënë dhjetra banorë në qiell të hapur

13:39 | 28/11/201913:390

Ekipi i ABC News, gazetarja Ajgena Korbi dhe operatori  Sokol Musaraj guxuan të hyjnë në rrënojat e pallatit, 9 katësh në Durrës, ndërtuar 6 vite më parë. Ky  pallat rrezikon të shembet e banorët e kanë të pamundur të hyjnë brenda.

Në lagjen 18 të Durrësit,  pallati 9- katësh i ndërtuar 6 vite më parë rrezikon të shembet. Policia e ka shpallur zonë të pasigurt. Këta qytetarë  fatmirësisht shpëtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, por tashmë nuk kanë ku të fusin kokën,

Kureshtja e banorëve është e madhe, ata dëshirojnë të hyjnë në apartamentet e tyre, por e kanë të pamundur. Por ekipi i ABC News guxoi të hynte së bashku  me ‘ta në rrënojat e pallatit duke vënë në rrezik edhe jetën

Drita nuk ka, në ndihmë iu vjen një llambë, shkallët janë shkëputur fare dhe vështirësia shtohet për t’u futur në këtë pallat.

Mes lotësh  banorët  thonë se specialistët e kanë cilësuar të pabanueshëm, por ata i kanë paguar siguracionet për banesat. Ata thonë se nuk ka ardhur asnjë përfaqësues nga shteti

Ndërsa e kanë të pamundur të marrin sendet personale. Po përpiqen t ‘i nxjerrin  sendet dhe orenditë përmes një vinçi.

Në këtë pallat jetojnë mbi 100 familje, në dy hyrje, ndërsa Policia e ka shpallur zonë të pasigurtë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono