“Tërmeti bashkon ish-armiqtë”, reportazhi i “Corriere Della Sera”

11:19 | 28/11/201911:190

Prestigjozja italiane “Corriere della sera” në një reportazh për situatën dramatike në Shqipëri si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, shkruan se serbë, kosovarë dhe shqiptarë janë bashkuar për të ndihmuar: tërmeti bashkon ish-armiqtë

Në pritje të një mrekullie gjithnjë e më të pamundur mes gërmadhave, ndoshta ky trekëndësh I tokës së plagosur ka parë një tjetër gjë. Kosovarë, serbë, shqiptarë, kroatë, maqedonas, janë pranë njëri – tjetrit në gërmadhat e Durrësit dhe Thumanës.

Kështu nis reportazhi i italianes “Corriere della Sera” për situatën dramatike në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

20 vjet pas luftës në Kosovë, ish Jugosllavia thuaj u rikompletua sërish, për herë të parë pas shpërbërjes së tmerrshme mes përplasjeve mes vendeve përbërëse dhe spastrimeve etnike. Në emër të solidaritetit, |Ballkani u ribashkua dhe pse për pak ditë, në përpjekjet për t’u përballur me tërmetin që natën mes të hënës dhe të martës goditi bregdetin shqiptar.

Prej ditësh tashmë skudrat e shpëtimit nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagrebi dhe Shkupi, janë takuar në pikën kryesore të operacioneve të kërkim – shpëtimit që u krijua orët e fundit përgjatë rrugicave të zonave më të goditura nga tërmeti. Zjarrfikës, ushtarë, njësi shpëtimi, skuadra me uniforma dhe flamuj që dikur ishin armiq, tashmë janë pranë në garë me kohën për nxjerrjen e njerëzve të bllokuar në gërmadha. Ndoshta nuk miqësohen, por bashkojnë forcat në një objektiv të përbashkët.

Në Thumanë, një fshat, një orë larg me makinë nga Durrësi, një repart serb që vjen nga Nishi i përbërë nga dhjetëra burra, mbërriti mëngjesin e së mërkurës me një kamion dhe çdo gjë të nevojshme për të gërmuar mes gërmadhave të një pallati tre katësh, pjesërisht të shembur. Nga ana tjetër e rrugës vazhdojnë të punojnë zjarrfikësit nga Suhareka, pranë Prishtinës, shpëtuan një grua nga rrënojat, dhe një grup ushtarësh me stemën «RKS», Republika e Kosovës, të qepur në mëngën e uniformës. Probleme? Asnjë – shprehen ata – madje, ndoshta ky është rasti për t’u bërë miq.

Në fushën e stadiumit ku janë vendosur tendat, mjeku që drejton urgjencën shqiptare, doctor Skënder Brataj shprehet: “Ndonjëherë jemi  të burgosurit e paragjykimeve tona”. Po montohet një tendë, dhuratë e Arabisë Saudite, e cila do të shërbejë si Infermieri. Shpresa ëshët që të montohet para mbërritjes së reshjeve. Në Vlorë bashkia ka vënë në dispozicion hotele dhe shtëpi për të pastrehët. Ndërsa në fushën e stadiumit shirat rrezikojnë të përmbysin kampin e ngriutr, Brenda pak minutash.

Pas pak orësh serbët vazhdojnë për në Durrës, ku i kanë thërritur për të ndihmuar rreth një pallati 6 – katësh i cili u shemb si një kështjellë letrash, ku shpresohet gjithnjë e më pak, për të gjetur ndonjë të mbijetuar nga 20 të zhdukurit që janë sinjalizuar në këtë zonë.

Në thellësi, në Thumanë janë vendosur 26 grekë të E.M.A.K. mbrojtja civile e Athinës, së bashku me dy qentë e ekipit. Ata alternohen në dy turne: orët e para kanë nxjerrë nga gërmadhat një grua 45 vjec ende në jetë, dhe më pas tre trupa të pajetë. Tashmë qentë nuk sinjalizojnë më për shenja jete.

Në Kënetë, në periferi të Durrësit, janë përqendruar ekipet kroate, rumune, shqiptare dhe italiane. Selia e kryqit të kuq është e tejmbushur me njësi të ekipeve të kërkim – shpëtimit që vijnë nga vende të ndryshme. Në qytet ndodhen 160 zjarrfikës italianë, me 60 mjete, dy ekipe Uzar nga Toskana dhe Lacio. Nga Fano, kanë mbërritur vullnetarët e shoqatës kombëtare të zjarrfikësve; dhe nga Roma një skuadër e mbrojtjes civile. Bledar Qato, trajner i të rinjve të Teutës, i fton italianët për një picë në mbrëmje. Nata është e gjatë dhe ai do e kalojë në makinën e tij me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono