Zogaj: Çdo kundërshtar vlen tre pikë, fitorja e sotme një shtysë e madhe!

schedule20:54 - 5 Korrik, 2020

schedule 20:54 - 5 Korrik, 2020

Silvio Zogaj, sulmuesi i Vllaznisë, foli për Supersport pas fitores të ekipit shkodran në transfertë kundër Luftëtarit. Në fjalën e tij, futbollisti i Vllaznisë tha: “Më e rëndësishmja ditën e sotme ishte fitorja. Në javët e fundit ishim të bllokuar nga ana psikologjike. Na duhen pikë për renditje, në mënyrë që të kalojmë Bylisin dhe t’i largohemi “play-out”.

Në Shkodër, në çfarëdo lloj pozicioni të jesh, përsëri do kesh presion, pasi tifozët duan që Vllaznia të jetë sa më lart. Kjo fitore e sotme shpresoj të na japë një shtysë të madhe psikologjike, pasi kualiteti i skuadrës nuk mungon.

Cilido kundërshtar të jetë përballë vlen 3 pikë, ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme dhe duhet t’i marrim me çdo kusht. Nuk mund të shpjegoj dot mënyrën pse jashtë marrim më shumë pikë. Mendoj se dëshira e madhe për të marrë fitore në fushën tonë, mund të na ketë bërë që ne të humbim shumë pikë”, u shpreh Zogaj./abcnews.al