Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Fresk, 3 qytetarë në spital, banorja: Një çift doli zbathur, vinte era gaz gjithë ditën

schedule20:23 - 17 Nëntor, 2021

schedule 20:23 - 17 Nëntor, 2021

TIRANË– Janë neutralizuar flakët në pallatin pranë zonës së Freskut në rrugën “Fadil Deliu”.

Nga flakët janë shpëtuar disa banorë mes tyre edhe fëmijë, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është shqetësuese, megjithatë do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor.

Një nga banoret e zonës ka treguar se në momentin që ka rënë zjarri një çift ka dalë me vrap zbathur, duke lënë gjithçka brenda përveç maces. Ajo tregon se gjatë gjithë ditës kishte ardhur era gaz, çka dyshsohet të ketë sjellë zjarrin në katin e dytë.



“Vetëm në shkallë kishte tym se te penxheret e mia jo. Zjari ra para. Te apartamenti kur ra zjarri ishte vetëm një çift dhe e kanë me qira shtëpinë, dhe macen e kishin marrë në dorë, telefonat i kishin lënë të gjitha, zbathur kishin dalë të dy. Ajo tjetra lartë kishte bombol, vinte era gaz gjithë ditën në shkallë. S’ua vuri veshin asnjë. Shyqyr që ishte me kaq”, tha ajo.

Lexo: VIDEO/ Zjarri në pallatin në Tiranë, shpëtohet një fëmijë, ka ende njerëz brenda

Shkak për zjarrin, i cili tashmë është neutralizuar, është bërë rrjedhja e një bombole gazi. Për fikjen e flakëve kanë ndërhyrë forca të shumta zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur edhe evakuimin e banorëve nga pallati ndërmjet shkallëve të jashtme. Një moment emocionues është kapur nga kamerat kur zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët.

Lexo edhe: VIDEO/ U shpëtua nga flakët, momenti kur fëmija nxirret në krahë nga zjarrfikësi

Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku një apartament në katin e dyte, pranë Thesarit, u përfshi nga zjarri. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në krahë fëmijën që shpëtoi, duke e transportuar drejt autoambulancës. Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin, ndërsa si pasojë e flakëve ka disa dëme materiale. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!