Zjarri i madh që shpërtheu në Siviri, Halkidiki, të enjten pasdite është tashmë nën kontroll…
Rreth 481 persona u larguan nga zona e rrezikuar, përfshirë turistë të evakuuar nga plazhet me varka.
Më shumë se 220 zjarrfikës të shpërndarë në 13 grupe, vullnetarë dhe 57 automjete qëndruan në vijën e parë gjatë gjithë natës.
Zjarri, i cili shpërtheu afërsisht rrëth orë 15 të pasdites, shkaktoi mobilizim të madh, pasi zona është veçanërisht e rënduar për shkak të dyndjes së pushuesve.
Vatra e parë fillimisht u konstatua në një zonë me bimësi të ulët në periferi të ishullit.
Hetuesit po shqyrtojnë problemet në rrjetin elektrik si një shkak të mundshëm .
Një pemë thuhet se ra mbi tela, duke shkaktuar një qark të shkurtër dhe shkëndija. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe shpejt flakët arritën në një pyll me pisha.
Evakuimi ishte veçanërisht i vështirë, për shkak të vetëm një rruge kryesore për daljen nga Halkidikia, duke krijuar rardhë të gjata dhe trafik.
Një pjesë e madhe e turistëve u transportuan kryesisht në Selanik.
Pavarësisht përmirësimit të situatës, banorët po presin “dritën jeshile” nga autoritetet për t’u rikthyer dhe për të vlerësuar gjendjen e shtëpive dhe pronave të tyre.


