Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në një parcelë me ullinj, rreth 100 metra pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh.
Flakët përfshinë një sipërfaqe me ullinj, ndërsa tymi u përhapur gjerësisht në zonë. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përgjegjëse u angazhuar maksimalisht në terren.
Ku pas një pune të vështirë arritën të izolonin vatrën e zjarrit dhe u bë shuarja e plotë të flakëve, duke bërë të mundur që ato të mos përhapeshin drejt sipërfaqeve të tjera.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që të nisë edhe hetimi për të përcaktuar origjinën e tij.


