Zjarr në një fshat në Memaliaj, dëgjohen shpërthime të municioneve luftarake

schedule17:45 - 12 Gusht, 2021

schedule 17:45 - 12 Gusht, 2021

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të enjtje në Memaliaj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjesh në fshatin Memalia dhe po punohet për neutralizimin dhe mbajtjen larg nga banesat.

Ndër të tjera mësohet se për shkak të zjarrit janë dëgjuar dhe shpërthime të municionit luftarak.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrëfikësit që po punojnë për shuarjen e tyre. /abcnews.al