Nja zjarr ka rënë në vargmalet e Moravës dhe Cardhakut në Devoll. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vatra e zjarrit është ende aktive dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe ah por edhe bimësi e ulët.
Zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa terreni i vështire e bën të pamundur ndërhyrjen. Në vendin e ngjarjes janë punonjes të zjarrfikëses, emergjencave dhe bashkisë. Paraprakisht dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm./abcnews.al