Zjarr i madh në Memaliaj, flakët i afrohen banesave

schedule16:36 - 24 Shtator, 2021

schedule 16:36 - 24 Shtator, 2021

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Memaliaj. Mësohet se flakët janë përhapur në zonë duke iu afruar banesave.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë po punohet edhe për izolimin e tyre përmes një perimetri, që të mos rrezikohen banesat. m.v/abcnews.al