“Zgjedhorja”, Përfundon mbledhja, mazhoranca e opozita dakordësi për 3 pika

schedule21:44 - 28 Maj, 2020

schedule 21:44 - 28 Maj, 2020

Ka përfunduar pas katër orësh mbledhja e Këshilli Politik e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve për të diskutuara çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura që nisi në orën 17:00 dhe përfundoi rreth orës 21:00, mësohet se palët politike kanë rënë dakord për tre çështje, të cilat më pas do të detajohen nga ekspertët e reformës zgjedhore për të dalë me një produkt të përbashkët.

-Palët kanë rënë dakord që të ketë efektivë të policisë jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi, të cilat duhet të pajisen me kamera.

Një pikë që nuk ka marrë dakortësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamentare ka qenë propozimi i PD që Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit.

Socialistët thonë se për këtë vendim duhen takime të niveleve më të larta.

-Lidhur me prokurorinë, palët kanë rënë dakord që SPAK të hetojë krimet zgjedhore, kurse prokuroritë në rrethe duhet të ngrejnë grupe të posaçme për të hetuar shitblerjen e votës.

-Nga ana tjetër palët politike kanë rënë dakord që çdo person që denoncon shit-blerjen e votës të aministohet./abcnews.al