Zbulohet autori i grabitjes në Durrës, pasi mori lekët plagosi 42 vjeçarin

09:15 | 11/02/202009:150

Është identifikuar grabitësi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit, plagosi pronarin e një shtëpie  ku kishte hyrë për të vjedhur.

Burime për ABC News raportojnë se 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30. Por i zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë ka dyshime se i njëjti persona tre ditë më parë  hyri dhe grabiti një pikë dhënie kredie e Kredo.al po në qytetin e Durrësit. Ky person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, pasi kërcënoi punonjësin arriti që të merrte 100 mijë lekë.

Siç raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj 100 m më tej vendit të ngjarjes është gjetur makina e autorit tip Ford ku gjatë kontrollit të ushtruar nga policia brenda mjetit është gjetur një sasi lënde narkotike çka tregon se ai është përdorues.

27 vjeçari ka qenë i dënuar më parë në shtetin Italian por edhe në Shqipëri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono