Zbardhet kërkesa e opozitës: Nuk tërhiqemi, mbledhja e Këshillit Politik të bëhet nesër

schedule18:18 - 1 Qershor, 2020

schedule 18:18 - 1 Qershor, 2020

Opozita nuk tërhiqet nga Reforma Zgjedhore. Opozita kërkon që mbledhja e Këshillit Politik të bëhet nesër në orën 17.00.

Kërkesa e përfaqësuesve të opozitës: “Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00.

Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili”

Gjatë natës së mbrëmshme mbledhje e Këshillit Politik përfundoi pa një marrëveshje duke bërë që të reagojë sot edhe faktori ndërkombëtar.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se partitë duhet të mbajnë fjalën dhe miratojnë Reformën në Drejtësi duke i rikujtuar se në negociata, askush s’mund t’i marrë të gjitha.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi takim me ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë. /abcnews.al