Bylykbashi-Gjiknurit: Model që të shpëtojë Edi Ramën nga humbja nuk gjejmë dot

schedule19:43 - 4 Tetor, 2020

schedule 19:43 - 4 Tetor, 2020

Pas reagimit të Damian Gjiknurit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka reaguar përsëri përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit modelet janë servirur në tavolinë që ditën e parë, dhe fjalët e Gjiknurit janë njësoj si “hapja fals e listave”.

Në reagimin e tij Bylykbashi shkruan:

“Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot. Kete kerkon Edi Rama nga Keshilli Politik dhe per kete ai eshte gati te sakrifikoje Shqiperine.

Modelet t’i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA  tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon.

Keto justifikimet jane njesoj si hapja fallso e listave”.

Gjatë orëve të pasdites së kësaj të diele, Oerd Bylykbashi së bashku me përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasilin mbajtën një konferencë për shtyp nga Selia Blu, në prag të votimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ndër të tjera, Bylykbashi u shpreh se, me këtë akt, Rama ka thyer çdo marrëveshje të mëparshme dhe konsensus, dhe sipas tij,  e bën këtë për të reduktuar humbjen më 25 prill.

Më pas një reagim erdhi nga përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, sipas të cilit PD dhe LSI tentojnë të hedhin hi syve dhe të pengojnë reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjiknuri deklaroi se Shqipëria tashmë do të ketë proporcional rajonal me lista të hapura.

N.D./abcnews.al