Yuri Kim “bekon” negociatat PS-PD për reformën territoriale

schedule17:00 - 24 Shtator, 2021

schedule 17:00 - 24 Shtator, 2021

Partia Demokratike ka vendosur reformën territoriale si një nga shtylla e aksionit opozitar në legjislaturën e re që nisi pak javë më parë. Partia Socialiste nuk e mbylli derën për ndryshimet.

Asnjë çështje nuk është tabu për t’u diskutuar. Kur njerëzit heqin kushtet, ulen bashkë për parimet dhe qëllimi do të jetë që cila është ajo gjë që do të jetë në të mirë të Shqipërisë” tha Taulant Balla ditën e djeshme pas seancës plenare.

“Bekimin” për nisjen e diskutimeve e dha sot edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila pas takimit me Lulzim Bashën u shpreh se PD-në  e presin shumë sfida përpara, mes të cilave reforma territoriale.

Përpara ditëve javëve muajve përpara ka shumë punë për t’u bërë. Është thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është në kuvend me forca të plota. Ka aksione që duhet ndërmarrë për zgjedhje më të mira herën e ardhshme.

Për të trajtuar mangësitë në raportin e OSBE-së. Ka punë për të bërë me reformën territoriale dhe kundër korrupsionit” tha Kim./ db/Abcnews.al