Xhaka: Me besim arrihet gjithçka, trofe i rëndësishëm për të gjithë ne

schedule14:56 - 2 Gusht, 2020

schedule 14:56 - 2 Gusht, 2020

Arsenali fitoi FA Cup ditën e djeshme. Ekipi i Mikel Artetës mposhti 2-1 Chelsea në derbin e Londrës, falë dygolëshit të kapitenit Aubameyang. Gëzim i madh në kampin e Gunners dhe për Granit Xhakën.

Mesfushori po kalon një moment fantastik prej ardhjes së spanjollit në stol dhe i ka mbyllur gojën kritikëve me paraqitjet fantastike. Ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, aty ku shpreh kënaqësinë e madhe për fitimin e kësaj kupe, që i siguroi Arsenalit edhe pjesëmarrjen në Europa League.

Çfarë sezoni! Kishte ulje dhe ngritje, por me besim te vetja dhe shokët e skuadrës, gjithçka mund të arrihet. Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne dhe për klubin.

I tillë është edhe për ata që na kanë mbështetur. Faleminderit të gjithëve“, shkruan mesfushori dardan, i cili fitoi këtë trofe edhe në vitin 2017 me “Topçinjtë”. /abcnews.al