Vuçiç: Në fundjave udhëtoj në Kosovë, vizita e parë në liqenin e Ujmanit

schedule21:48 - 7 Shtator, 2018

schedule 21:48 - 7 Shtator, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç doli në një konferencë në Beograd për të sqaruar zhvillimet e fundit me Prishtinën. Kreu i Shtetit njoftoi se vizita e tij për në Kosovë do të zhvillohet.

Vuçiç gjithashtu tha se përkundër kundërshtimeve nga autoritetet e Prishtinës, ai do të vizitojë Liqenin e Gazivodës. Gjithashtu ai komentoi edhe atë që ndodhi sot në Bruksel.

Presidenti Serb garantoi se pavarësisht se takimi i sotëm dështoi, nuk do të do thotë se dialogu Prishtinë-Beograd do të ndërpritet. Ai bëri me dije se nuk pranoi të takohej në Bruksel me homologun Hashim Thaçi, pasi sipas tij pala shqiptare ishte e papërgjegjshme dhe joserioze. /abcnews.al