Vuçiç: Askush nuk mund të dalë me një plan fiks për Kosovën

schedule16:31 - 9 Shkurt, 2020

schedule16:31 - 9 Shkurt, 2020

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se në takimin e ardhshëm me kancelarin  gjermane Angela Merkel pret që të bisedojë për metodologjinë e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se presidenti serb ka theksuar se në këtë takim nuk pret që të shpaloset ndonjë plan të zgjidhjes së çështjes së Kosovës si spekulohet në media.

“Nuk mendoj se do flitet për ndonjë plan të ri. Askush nuk mund të sjell plan dhe të thotë ‘merre ose lëre.  Për ne gjithsesi do të jetë rëndë, sepse secila zgjidhje që vjen nga jashtë do të ketë pranim kështu  apo ashtu të pavarësisë. Për këtë duhet të gjejmë formën e normalizimit, që do shkonte pa këtë…apo do ofroj diçka të mirë serbëve, në çka nuk besoj” tha Vuçiç.

Ndërkohë kancelarja gjermane të shtunën i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’u takuar në Berlin.

Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke theksuar ndër të tjera se kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. /abcnews.al