Vrasja e Kasmit, ndalohet Mario Meshini/ Avokati: Ishin shokë e jo rivalë

schedule15:00 - 31 Janar, 2018

schedule 15:00 - 31 Janar, 2018

Personi i vetëm i ndaluar nga policia e kryqytetit si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit është Mario Meshini. Ky i fundi ka mohuar akuzat nëpërmjet avokatit të, Ferdinand Ndoja, i cili thotë se Meshini ka parë të gjithë ngjarjen dhe momentin që Kasmi është ekzekutuar, por nuk ka asnjë lidhje me atë.

Mario Meshini, i ndaluar një ditë më parë nga policia e Tiranës, dyshohet se është bashkëpunëtor i Domart Konjarit në vrasjen e Devi Kasmit. Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit.

Menjëherë pas njoftimit zyrtar të policisë së kryeqytetit ka reaguar avokati i Meshinit, Ferdinand Doja.
Sipas mbrojtësit, Meshini ka parë të gjithë ngjarjen ku ishte ekzekutuar Kasmi dhe vetem pak çaste me heret kishte komunikuar me viktimën në telefon.

Avokati shton se, i ndaluari i policisë po mbahet në paraburgim pa prova pasi viktima dhe Meshini ishin miq dhe nuk kishin konflikt ndërmjet tyre.

Policia e kryeqytetit ka shoqëruar rreth 20 persona, si dëshmitarë në vendngjarje, por edhe familjarë të viktimës Devi Kasmi. Ata u lanë të lirë pas marrjes në pyetje. Zyrtarisht emri i vetëm që ka të skeduar policia e shtetit si porositës i vrasjes së 42-vjeçarit është Domart Konjari, i cili prej dy vitesh ndodhet në arrati./abcnews.al