Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim ndërkombëtar/ Tre të arrestuar, mes tyre dhe i dënuari për vrasjen e Devi Kasmit

schedule13:52 - 16 Gusht, 2026

schedule 13:52 - 16 Gusht, 2026

SHQIPËRI– Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka finalizuar tre raste të reja të lokalizimit, arrestimit dhe ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Në Rinas është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 43-vjeçari Bujar Buja, lindur në Gjakovë dhe banues në Amsterdam. Ai kërkohet nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportin e kokainës nga një organizatë kriminale aktive në Spanjë.

Në Rumani është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë 49-vjeçari Aurel Hoxhallari, lindur në Tiranë.



Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasje me paramendim, trafikim narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Aurel Hoxhallari, ishte në kërkim prej vitit 2018 për vrasjen e Devi Kasmit.

Ndërkohë, nga Londra është ekstraduar drejt Shqipërisë 31-vjeçari Xhuljano Hoxha, lindur në Berat. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, në lidhje me një rast të goditur në vitin 2022 në qarkun e Beratit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe në Spanjë, Rumani dhe Mbretërinë e Bashkuar, vijon procedurat për ekstradimin e personave të arrestuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për lokalizimin e shtetasve të shpallur në kërkim./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!