Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vodhën miliona lekë dhe bizhuteri floriri në një banesë, pranga dy të rinjve në Tiranë

schedule09:54 - 22 Maj, 2023

schedule 09:54 - 22 Maj, 2023

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Two times”.

Një 25-vjeçar dhe një 22-vjeçar u vunë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.



Operacioni u finalizua nga nga Komisariati i Policisë Nr. 6./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!