VIDEO/ United e bën dramë në të parën, Palace kryeson në “Old Trafford”

schedule19:20 - 19 Shtator, 2020

schedule 19:20 - 19 Shtator, 2020

Crystal Palace e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1 kundër Manchester United në “Old Trafford”, falë një goli të shënuar nga mesfushori i djathtë, Andros Townsend.

Pas një krosimi nga e majta e Schlupp (i cili luan ndeshjen e 100-të me fanellën e Palace), Townsend ndodhet i lirë në shtyllën e dytë, duke i vjedhur kohën mbrojtësin Luke Shaw dhe duke shënuar me të djathtën.

Manchester United nuk arriti të reagojë në minutat e mbetura dhe tentativat e Fernandes, Pogba dhe Rashford, u ndaluan nga portieri Guaita. Një pjesë e dytë shumë e rëndësishme për djemtë e Solskjaer…/abcnews.al