VIDEO/ U filmua duke i dhënë para protestuesve për të shkaktuar incidente në SHBA, policia i vihet në kërkim

schedule01:40 - 1 Qershor, 2020

schedule 01:40 - 1 Qershor, 2020

Policia në Columbus, Ohajo, ka shpërndarë  pamjet e një njeriut i cili ishte filmuar duke “paguar njerëzit që të shkaktojnë trazira dhe shkatërrimin e pronës publike”, gjatë protestave që shpërthyen në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së një afrikano-amerikanit.

I dyshuari është filmuar ndërsa dyshohet se u ka dorëzuar para dy protestuesve dhe i udhëzonte ata të vazhdonin me trazira të shumta. Videoja, e cila doli virale në mediat sociale, nxiti dyshimet për praninë në protesta të grupeve të organizuara, të cilat presidenti Donald Trump e quajti “të majtët radikal”.

Policia e Columbus ndau një fotografi në faqen e tyre në Facebook duke kërkuar ndihmën e komunitetit në identifikimin e të dyshuarit. Sipas tyre, burri ishte “duke paguar njerëzit për të rebeluar dhe shkatërruar pronën publike” gjatë ngjarjes të së shtunës.

Autoritetet e shtetit thanë që shumica e protestuesve mbetën të qetë, megjithatë, po disa zgjodhën të veprojnë me dhunë. Disa njerëz hodhën sende mbi policinë, thyen dhe shkatërruan pronat e qytetit, dogjën ndërtesa dhe automjete dhe plaçkitën biznese.