VIDEO/ Shfaqja e radhës e Pulisic, amerikani tregon talentin në “Tik Tok”

schedule13:17 - 25 Mars, 2020

schedule 13:17 - 25 Mars, 2020

Pas sfidës me letrën higjenike, tashmë futbollistët kanë gjetur një sfidë të re. Mënyra më e re e argëtimit për të kaluar këto ditë izolimi është aplikacioni “Tik Tok”. Ajo të mundëson të kërcesh këngën e preferua dhe më pas ta postosh videon në rrjetën sociale.

I fundit që e ka bërë është sulmuesi i Chelsea, Christian Pulisic. Amerikani shikohet në video duke kërcyer dhe më pas ai e ka postuar videon në rrjetet sociale. Nuk mund të mungonte dhe një share nga Chelsea, ku klubi anglez e ka postuar në “Twitter” videon e tij dhe ka shkrua “Jo keq”.

Premier League vazhdon të jetë e pezulluar nga Coronavirusi. Kampionati është shtyrë për të paktën deri më 30 prill dhe ende nuk dihet nëse gjërat do të rikthehen aty ku i lamë. /abcnews.al