Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Momenti kur kirurgët heqin plumbin nga zemra e ushtarit ukrainas

schedule11:56 - 12 Prill, 2022

schedule 11:56 - 12 Prill, 2022

Pas ushtarëve ukrainas që luftojnë me mish e me dhëmbë për të mposhtur ushtrinë ruse që pushtoi atdheun e tyre, mjekët janë heronjtë e padukshëm të luftës, që përpiqen me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion të mbajnë gjallë të plagosurit e luftës.

Pamjet e transmetuara nga televizioni ukrainas “Nexta Tv” nga spitali i Kievit tregojnë betejën me te cilën po përballen  mjekët ukrainas, shkruan Daily Mail.

Spitali është plotë me ukrainas të plagosur, disa me lëndime të fora dhe disa me lëndime të lehta.



Por pamjet e publikuara në televizionin ukrainas janë fokusuar në një ndërhyrje kirurgjikale jashtëzakonisht të rrezikshme në zemër. Në videon përkatëse kirurgët heqin plumbin e ngulur në zemrën e ushtarit të plagosur në Kiev.

Ajo që tërheq vëmendjen është se ushtarit i rreh zemra gjatë procesit të heqjes së plumbit. Daily Mail raporton se ushtari po rikuperohet dhe se deklaron i gatshëm të shkojë sërish në frontin e parë të luftës.

Në një foto të postuar në faqen e saj nga Daily Mail, pacienti ka arritur të ngrihet në këmbë, duke pozuar me krenari pranë mjekëve që i kanë shpëtuar jetën.

Sipas botimit britanik, ushtari ukrainas deklaron se mezi pret të luftojë kundër ushtrisë ruse që kryen krime lufte pas urdhrave të presidentit rus Vladimir Putin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!