Motra e ekstremistit grek Kostas Katsifa që u neutralizua nga RENEA teksa qëllonte me breshëri ndaj policisë u ndalua sot nga forcat e rendit që të shpaloste një pankartë për të vëllain e saj në Bularat.
Policia ndaloi shpalosjen e pankartës provokuese për të minimizuar çdo mundësi tensioni gjatë ceremonisë së festimit të “Ditës së JO-së” në këtë fshat.
Pasi u pengua nga policia ajo doli me deklarata të forta nacionaliste duke thënë se toka ku po qendronin ishte e të ashtuquajturit Vorio Epir dhe se Vorio Epiri ishte Greqi.
Më pas, motra e ekstremistit Katsifa akuzoi policinë shqiptare për keqtrajtim ndërkohë që vazhdimisht bën deklarata të forta kundër Shqipërisë dhe Rendit Publik.
Për më tepër ndiqni pamjet e siguruara për abcnews.al nga gazetari Orges Sako. /abcnews.al