VIDEO / “Jepini recetën atij!” / Rama përplaset me studentët tek “Mjekësia”

schedule19:07 - 20 Shkurt, 2020

schedule 19:07 - 20 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.

Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.

“….Diplomën e duan si bileta për arratisje….” (dëgjohet në sallë).

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha Kryeministri menjëherë pasi dëgjoi studentin.

Por ndërsa Rama po ligjëronte për të mirat e paktit të Universitetit, studenti u hodhën sërish duke pyetur kryeministrin:

Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?

Rama: Jepjani pra recetën atij tani.

Forcat e sigurisë së Kryeministrit kanë bërë menjëherë shoqërimin e studentit që guxoi të ndërhynte gjatë fjalës së kryeministrit, jashtë ambienteve të pallatit të Koncerteve.

“Ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, pyetja që a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë. Sot ndryshe nga deri dje studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje dhe këtë e dini të gjithë ju që jeni këtu dhe prindërit tuaj. Tek  ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë me vështirësi ekonomike”, tha Rama./abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/409151696595704/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!