VIDEO/ Incident me tifozët e Basel, policia i përzë nga “Elbasan Arena”

schedule19:58 - 29 Korrik, 2021

schedule 19:58 - 29 Korrik, 2021

Një grup i vogël tifozësh të Baselit kanë udhëtuar sot drejt Elbasanit për të ndjekur nga afër skuadrën e tyre të zemrës.

Partizani luan në “Elbasan Arena” takimin e kthimit të raundit të dytë të Conference League kundër skuadrës zvicerane, që fitoi 3-0 sfidën e parë.

Një gjë e tillë nuk lejohet, tifozët miq nuk mund të futën në stadium dhe policia ka dhënë urdhër për largimin e ultrasve helvetë nga stadiumi.

Këta të fundit s’e kanë pritur mirë një gjë të tillë dhe janë përplasur me forcat policore, duke krijuar tension në momentet që priste të fillonte ndeshja.

Gjithsesi, policia ia ka dalë t’i nxjerrë jashtë shkallëve të “Elbasan Arena” grupimin e tifozëve të Baselit. /abcnews.al