VIDEO/ Fitore dinake, “Dhelprat” mposhtin United dhe shpallin Cityn zyrtarisht kampion

schedule20:49 - 11 Maj, 2021

schedule 20:49 - 11 Maj, 2021

Leicester City ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme sonte përballë Manchester United me shifrat 2-1, duke bërë një hap të madh përpara në garën për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Dhelprat” shënuan të parët me Lukë Thomas në minutën e 10. Manchester United barazoi 5 minuta më pas me Mason Greenwood, pas asistit të një tjetër talenti, Amad Diallo. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në të dytën Leicester u duk ndjeshëm më i interesuar për ta fituar ndeshjen dhe krijoi më shumë volum në portën e Manchester United. Në minutën e 66, Çalgar Soyuncu shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Rodgers. Kjo ishte humbja e parë e United në shtëpi, pas plot 15 muajsh.

Me këtë triumf, Leicester mban vendin e tretë me 66 pikë, duke mbajtur pas Chelsean, West Ham dhe Liverpool, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi. Ndërkohë Manchester United qëndron i qetë në vendin e dytë me 70 pikë, kur ka edhe tre ndeshje për të luajtur.

Ndërkohë, fitoren e Leicester e gëzon shumë City, që shpallet kampion, duke parë ndeshjen nga televizioni. Skuadra e Guardiolës siguron matematikisht titullin kampion dhe tashmë e gjithë vëmendja shkon te finalja e Champions League. /abcnews.al